E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërron jetë këngëtari i mirënjohur shqiptar
Publik News

Ndërron jetë këngëtari i mirënjohur shqiptar

Këngëtari i njohur Valton Berisha ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ende nuk dihet shkaku i ndarjes nga jeta të muzikantit.

Lajmin e bën me dije një ndër miqtë e tij më të afërt, kompozitori Florent Boshnjaku.

Përmes një postimi në Facebook, Boshnjaku shprehet se shpirti i tij i mirë do të jetë gjithmonë prezent në shoqëri.

“Eh more Valton …shpirti yt i mirë ka me qenë gjithmonë prezent mes neve. Pusho i qetë”, ka shkruar Boshnjaku krahas fotos së Berishës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.