E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Debati i ashpër me të dashurën në mes të lagjes, arrestohet ish-futbollisti i Partizanit
Publik News

Debati i ashpër me të dashurën në mes të lagjes, arrestohet ish-futbollisti i Partizanit

Ish-futbollisti i Partizanit, Theofilio Solomon në telashe të mëdha! 25-vjeçari është arrestuar pak ditë më parë nga policia e Tiranës, pas kallëzimit të bërë nga e dashura e tij, teksa së fundmi mësohet se i është caktuar masë arrest me burg.

Melo-Solomon-Partizani-665x640

 

Mes çiftit ka pasur një debat të ashpër, në mes të lagjes ku Solomon dhe e dashura e tij banonin, teksa të pranishëm kanë qenë edhe disa kalimtarë, që e kanë parë plotësisht skenën e ndodhur.

Solomon maske

Burime pranë policisë bëjnë me dije se ai u denoncua më datë 17 shkurt nga e dashura e tij e identifikuar me inicialet E.P për dhunë në familje. Futbollisti ai ka depozituar një kërkesë në Apel ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë.

Kujtojmë që Solomon u largua nga Partizani në merkaton e janarit, duke firmosur me skuadrën e Qadsias në Kuvajt. Për shkak të problemeve, sulmuesi nuk është bashkuar ende me ekipin e ri dhe ndodhet në Shqipëri.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Th. S., 25 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.