E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Me planin tonë heqim pengesat për biznesin të vendosura nga Rama, eliminojmë korrupsionin
Publik News

Basha: Me planin tonë heqim pengesat për biznesin të vendosura nga Rama, eliminojmë korrupsionin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se me programin e PD, Shqipëria do të vihet në rrugën e suksesit. Në një postim në Facebook, Basha ka publikuar një video, ndërsa shkruan se do të eliminohet korrupsioni.

 

 

“Për ta vënë Shqipërinë në rrugën e suksesit, të vendit ku është mirë të bësh biznes, duhet të mposhtet korrupsioni. Ky është plani ynë: largojmë Ramën, eliminojmë korrupsionin dhe vëmë Shqipërinë në rrugën e suksesit.  Më 25 prill, Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë”, shkruan Basha.

Ndërsa në videon e publikuar nga kreu i PD thuhet: “Shqipëria sot renditet e 82-ta në raportin e “Doing Business 2020”.  Në vendin e fundit në rajon. Kjo i bën keq gjithë ekonomisë sonë.  Pse ka ende pengesa burokratike për hapjen e një biznesi të ri?  Për dhënien e lejeve të ndërtimit? Për energjinë elektrike. Për kreditë? Investimet? Tregtinë? Për taksat? Sepse kryeministër është Rama.

Programi ynë “Shqipëria fiton” do t’i heqë të gjitha këto pengesa dhe do të fuqizojë klasën e mesme. Ne do të vendosim një moratorium 12 mujor gjatë të cilit asnjë biznes nuk do të gjobitet. Do të ulim numrin tmerrësisht të lartë të kontrolleve që i marrin sot frymën biznesit. Do të përgjysmojmë afatin ligjor për miratimin e lejeve dhe licencave. Ju mundoheni dhe punoni fort  ndaj meriton më shumë”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.