E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha takim me Kryemadhin: LSI do garojë me listën e saj, PD me aleatët në një listë
Publik News

Basha takim me Kryemadhin: LSI do garojë me listën e saj, PD me aleatët në një listë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mësohet se ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim prej 90 minutash, me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Takimi është zhvilluar në selinë Blu. Sikundër mësohet palët kanë rënë dakord që LSI të garojë me listën e saj, ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët do të regjistrohen si një koalicion i vetëm, duke u përfshirë në një listë.

Së shpejti pritet që opozita e bashkuar të bëjë një marrëveshje për qeverisjen e pas 25 prillit. Në fokus të diskutimit midis krerëve të dy takimeve ka qenë dhe axhenda e përbashkët e opozitës për fushatën zgjedhore në Shqipëri, duke qenë se kanë mbetur vetëm 60 ditë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.