E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve, ja çfarë pritet të vendoset
Publik News

Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve, ja çfarë pritet të vendoset

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet sërish sot (1 mars) për të shqyrtuar masat për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Në mbledhjen e fundit, ditën e premte, Komiteti Teknik vendosi të mos aplikojë asnjë masë shtesë, apo të mos përforëcojë masat aktuale, ndonëse situata në vend prej disa javësh paraqitet e rëndë.

Por ishin sërish vetë anëtarët e Komitetit që një ditë më pas thanë se situata është kritike dhe që do mblidheshin për të vendosur masat e reja anti-Covid.

Ndonëse nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë Komiteti Teknik sot, ndër masat që mund të preken janë transporti publik, kalimi i shkollave online, baret dhe restorantet, si dhe fasha e orarit të karantinës që aktualisht është në 20:00.

Ndërkohë vijojnë të jenë në fuqi masat kufizuese:

-Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune.

-Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme në qytetet që janë vatra infeksioni  vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë. Mësimi vijon të jetë online në universitete.

-Fluturimet me Britaninë e madhe janë të pezulluara.

Ditën e djeshme 21 persona humbën jetën nga Covid, ndërsa u shënuan 952 raste të reja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.