E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ikën nga PS, Vasilika Hysi: Ika pa hatërmbetje, do të kontribuoj në Reformën në Drejtësi
Publik News

Ikën nga PS, Vasilika Hysi: Ika pa hatërmbetje, do të kontribuoj në Reformën në Drejtësi

Vasilika Hysi, e cila ka mbajtur postin e nënkryetares së Parlamentit, njoftoi sot se është tërhequr nga PS dhe nuk do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa ishte e ftuar në News24, Hysi komentoi këtë vendim, duke thënë se do të vazhdojë të japë kontributin e saj në Partinë Socialiste.

E pyetur sesi do të kontribuojë për reformën në drejtësi, Hysi tha se pavarësisht tërheqjes, ajo do të vazhdojë të japë kontriburtin e saj me të gjitha mënyrat e mundshme.

“Unë jam e gatshme të kontribuoj edhe në reformën në drejtësi”, u shpreh Hysi. “E vlerësoj faktin që unë nuk ika me hatërmbetje. Në PS nuk krijohet boshllëk, në grupin e partisë socilaiste ka një frymë shumë të mirë”.

Pyetje: Si do të kontribuoni në reformën në drejtësi?

Hysi: Është krijuar një debat, kur opozita ka thënë se 25 prilli do të jetë dita e reformës në drejtësi. Opozita edhe kur ishte në pushtet nuk e ka pranuar reformën në drejtësi. Unë do të kontribuoj në çdo mënyrë të mundshme, nuk do të lodhem pa reshtur për këtë. 25 prilli është rruga për të shkuar drejt reformës në drejtësi. Një opozitë që kurrë s’ka për të ardhur në pushtet e godet këtë reformë.

Pyetje: Çfarë do të bëni më pas, çfarë pune?

Hysi: Nuk e kam menduar fare. E kam diskutuar këtë vendim vetëm me familjen. Kisha 12 vite në PS. Mendoj se karriera ime do të jetë mësimdhënia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.