E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklaratat e ashpra të Metës, Patozi: Nervozizëm ekstrem për merakun e rezultatit në zgjedhje, presidentit s’ka pse…
Publik News

Deklaratat e ashpra të Metës, Patozi: Nervozizëm ekstrem për merakun e rezultatit në zgjedhje, presidentit s’ka pse…

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi komenton deklaratat e forta të presidentit Ilir Meta, i cili kohët e fundit është shfaqur gjithnjë e më tepër i nervozuar lidhur me zhvillimet elektorale.

Patozi thotë se presidentit s’ka pse t’i interesojë rezultati i zgjedhjeve, aq më tepër, shprehet ai, kur nuk merr pjesë vetë. Ai e sheh nervozizmin e Metës si shenjë e shqetësimit për rezultatin në zgjedhjet e 25 prillit, por thotë se ai që është i sigurtë në fitore, s’ka pse nervozohet.

“Janë shenja të qarta të një nervozizmi ekstrem, unë nuk e kuptoj arsyen, në fakt e kuptoj, njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve është më i axhituari. Ai s’është në zgjedhje, gruaja e tij është, edhe Lulzim Basha është më i qetë. Pas Ilir Metës është më i nervozuar Sali Berisha. Këta duhet edhe të mësojnë nga politika, një njeri që shfaqet nervoz i tradhëton merakun që ata kanë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, të bëjnë edhe gjoja fundja. Por ne s’na intereson se ne kemi betejën tonë”, tha Patozi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.