Pamje nga vendi i ngjarjesPersoni që u ka vënë zjarrin zyrave të Drejtorisë Arsimore Fier, është një i ri që kërkonte të punësohej si mësues.
Mesohet se kamerat e sigurisë së këtij institucioni kanë filmuar të riun që bashkë me një tjetër persn, kanë marrë dy bidona me benzinë dhe ua kanë hedhur zyrave të Drejtorisë Arsimore dhe më pas u kanë vënë flakën.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk janë raportuar të lënduar, pasi stafi dhe persona që ndodheshin brenda godinës janë evakuuar në kohë.
Ngjarja u raportua mesditën e sotme, ndërkohë që zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për shuarjen e flakëve.



