E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Në 25 prill do vendosë vota!” Presidenti Meta: T’i frymëzojmë të gjithë qytetarët që fuqia e tyre në demokraci është…
Publik News

“Në 25 prill do vendosë vota!” Presidenti Meta: T’i frymëzojmë të gjithë qytetarët që fuqia e tyre në demokraci është…

https://youtu.be/Ew8qyhI3RTI

Presidenti i Republikës, Ilir Meta teksa ka publikuar në facebook, një pjesë nga deklarata e tij, thotë se të fuqia e qytetarëve në demokraci është vota e tyre.

 

 

Kur na ndan më shumë se një muaj nga dita e zgjedhjeve, Kreu i Shtetit ka dhënë mesazhin se “vota e tyre zgjedh, vota e tyre ndëshkon, vota e tyre çon përpara demokracinë, e përmirëson dhe e forcon atë”.

“Më 25 prill do të jetë vota e qytetarëve që do të vendosë dhe nuk do të jetë parimi ‘stalinist’, sipas të cilit nuk ka rëndësi se kush voton, por numërojmë ne.

T’i frymëzojmë të gjithë qytetarët që fuqia e tyre në demokraci është vota e tyre.

Vota e tyre zgjedh, vota e tyre ndëshkon, vota e tyre çon përpara demokracinë, e përmirëson dhe e forcon atë”, shkruan Presidenti Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.