E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Gjelit të Agrares si kotec i shkon…”/ Agron Duka i përgjigjet Ramës: Je burrë me një “R”! ”
Publik News

“Gjelit të Agrares si kotec i shkon…”/ Agron Duka i përgjigjet Ramës: Je burrë me një “R”! ”

Agron Duka i është kundërpërgjigjur Edi Ramës, pas ironisë së përdorur nga kryeministri në drejtim të kreut të Partisë Agrare Ambientaliste.

“O robo, vezët e mija të pëlqenin derisa ti fillove të haje gjellën e prishur që Departamenti i Shtetit e quan NON GRATA. Nuk habitem më, kështu burri je, me një ” R ” tjetrën nuk e ke merituar kurrë. Po nuk ke faj ti jo, të ka ngecur veza keq. 8 vite përralla e batuta janë mjaft për ty, ndoshta edhe për ata me të cilët “vrave” Partinë Socialiste, por jo për shqiptarët. Të ka dalë boja robo, s’ka 3D që të shpëton….”, shkruan Duka në rrjetet sociale.

Më herët kreu i qeverisë duke iu referuar Agron Dukës, tha se ky i fundit e justifikon emrin e partisë me faktin që jeton me tagjinë e SHQUP-it.

“Agron Duka që do mbetet në historinë e estradave shqiptare, si i vetmi kryetar partie që nuk e nxori për asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrare, të cilës ia justifikon emrin vetëm me faktin që ai jeton me tagjinë e SHQUP-it, në pritje që Luli ta ribëj pakëz ministër Bujqësie, meqë Agroni si gjeli i Agrarës përfaqëson aq pula, zogj dhe vezë saqë për kotec i shkon vetëm ministria e Ushqimit”, u shpreh Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.