E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklaratat me tone të forta të Ilir Metës/ Reagon Edi Rama: Sa herë që bërtet, shan e lajthit, aq herë e bën të qartë se…
Publik News

Deklaratat me tone të forta të Ilir Metës/ Reagon Edi Rama: Sa herë që bërtet, shan e lajthit, aq herë e bën të qartë se…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave me tone të forta të bëra sot nga presidenti Ilir Meta në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, ku kreu i shtetit tha se nuk do të lejojë instalimin e një junte.

rama-meta

 

 

Përmes një postimi në “Twitter” Rama shkruan se çdo votë për LSI është një votë kundër drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun.

Kreu i qeverisë nuk lë pa “thumbuar” as kryedemokratin Lulzim Basha, i cili sipas kryeministrit “thjesht ha përshesh”.

“Sa herë Ilir Meta del,flet,bërtet,shan, lajthit,aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës; çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun; Luli thjesht ha përshesh”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

rama reagim

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.