Luçiano Boçi flet pas konfliktit me Gjergj Lucën: Janë plehrat që ndërsen Edi Rama!
“Një agresion, sulm i Lucës. Nuk është as Zoti, nuk mund t’i them as me termin oligark, se këto janë plehrat e Ramës që ai i ndërsen kundër përfaqësuesve politik. Ky është një agresion me motive politike. Dilja nga një takim për të biseduar me disa përfaqësues për problemet e zonës. Në dalje ky zotëri, vjen dhe agreson me fjalë dhe më pas më afrohet dhe tenton goditjen, pastaj e agravon situatën deri në kërcënime për jetën”, tha Boçi.
“Përgjigjen këta njerëz do ta marrin çdo ditë dhe përgjigjen e madhe do ta marrin në datën 25 prill me votën masive kundër këtij regjimi dhe kundër kësaj kaste skllavo-pronarësh, që ushtrojnë terror te njerëzit, skllavërojnë punëtorët me gjoja bizneset e tyre dhe guxojnë godasin. Unë isha i vetëm, ishte i shoqëruar me 2 a 3 badigardë. Bënte edhe filma sikur ishte i armatosur.
Është bandit dhe mbrohet nga një kryebandit. Koha e banditëve ka marrë fund. Në 25 prill i zbresim nga froni i banditëve. Ka bërë hapat e para ligjorë për denoncimin. Është në moralin, në përgjegjësinë e Prokurorisë të vazhdojë hapat e tjerë.
Luca ka histori të përplasur me njerëzit në Labinot, nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. I duket vetja trim, i mbështetur nga kryeministri. Këto trima, pas 25 prillit do të jenë frikacakët që do tu luten njerëzve për mëshirë”, vijon ish-deputeti i PD-së.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



