Albin Kurti zyrtarisht kryeministër i Kosovës, për herë të dytë
Albin Kurti është zyrtarisht kryeministri i ri i Kosovës. Kuvendi ka votuar dje me 67 vota pro qeverinë e re, ndërkohë që 30 deputetë kanë votuar kundër.
“Unë do të jem kryeministër që do të udhëheq me parime. Qeveria dhe institucionet janë të qytetarëve. Këtë duhet ta ketë parasysh secili zyrtar. Në institucione jeni zgjedhur or të shërbyer dhe jo për tu rehatuar. Qytetarët me të drejtë presin që të përfaqësohen nga njerëz të denjë.
Na duhet bashkëpunim me të gjithë. Për reforma do të na duhet një mentalitet i ri i punës”, tha Albin Kurti në fjalën e tij si kryeministri i ri i Kosovës.
Dje, janë emëruar dhe ministrat e rinj të qeverisë Kurti 2, disa prej të cilëve kanë qenë dhe në qeverinë Kurti 1.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



