E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha uron Pashkët: Mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë
Publik News

Basha uron Pashkët: Mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.

“Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet”, shkruan Basha .

Ja postimi i plotë:

Nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë.

Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë. Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet.

Prandaj ju motra e vëllezër që po kaloni vështirësi shëndetësore, nëna dhe baballarë që sot jeni në pamundësi ekonomike, të rinj e të reja që mendoni emigrimin, mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Për shumë vjet gëzuar!

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.