E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbyllja e trafikut ajror në Rinas/ Shoqërohet në polici një nga kontrollorët e Albcontrol
Publik News

Mbyllja e trafikut ajror në Rinas/ Shoqërohet në polici një nga kontrollorët e Albcontrol

Një prej kontrollorëve pranë Albcontrol në Rinas është shoqëruar në polici, ndërsa forcat e rendit kanë marrë kontrollin e ndërtesës.

alb

Muhni Mezini mësohet sipas burimeve të jetë shoqëruar në polici për të dhënë sqarime.

Emri i Mezinit qarkulloi në media si një prej kontrollorëve që kishte deklaruar se ishte i stresuar për shkak të situatës së krijuar ma pagat nçë këtë kompani shtetërore dhe se kishte marrë para borxh te familjarët për të përballuar jetesën.

Ai është thirrur në polici pasi ka përfunduar turnin dhe është një nga 5 kontrollorët që ka shprehur paaftësinë për të kryer detyrën për shkak të stresit.

Menjëherë pasi Rama dhe Balluku kërcënuan me burg kontrollorët ajrorë, policia në orët e vona të mbrëmjes ka nisur arrestimet.

Sikundër mësohet se janë shoqëruar në polici personat e pushuar nga  puna.

Një nga personat e ndaluar është edhe Flora Ndreca, e cila u ndalua sapo doli nga emisioni Opinion në Tv Klan, ku ishte e ftuar për të dhënë dëshminë e saj mbi atë që po ndodhte.

Po kështu policia ka shkuar për të shoqëruar dhe 3 persona të tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.