E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbyllet Spitali Covid-4 në Tiranë/ Do të qëndrojë në gatishmëri
Publik News

Mbyllet Spitali Covid-4 në Tiranë/ Do të qëndrojë në gatishmëri

Pas rënies së numrit të Urgjencave të koronavirusit, është vendosur mbyllja e Spitalit Covid-4 në Tiranë.

spitaletcovid1-2 (4)

Spitali Covid-4 do të jetë në gatishmëri në rast se rëndohet sërish situata.

Ndërkaq, mësohet se pacientët që kanë qenë deri më tani te ky spital, do të transferohen te Covid-1 dhe Covid-3.

80 pacientë janë aktualisht në spitalet Covid-1 dhe Covid-3, si dhe 80 pacientë të tjerë ndodhen te Covid-2. Vendimi i sotëm vjen një ditë pas mbledhjes së Komitetit Teknik, që vendosi vijimin e të njëjtave masa anti-Covid edhe për dy javët e ardhshme.

Në javët e para të muajit prill kanë ndodhur mesatarisht 8 fatalitete në ditë, ndërkohë që ka rënë edhe numri i urgjencave. Spitali Covid-4 u hap pas plotësimit të kapaciteteve të tre strukturave të tjera dedikuar koronavirusit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.