E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama flet mbi të dhënat e e-Albania: Ndërtova një sistem të tërë që njerëzit të…
Publik News

Rama flet mbi të dhënat e e-Albania: Ndërtova një sistem të tërë që njerëzit të…

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur sot në Cërrik tha se vota në 25 prill nuk është çështje personale, por me rëndësi për fatin e vendit.

rama cerrik 3

Një ditë pas publikimit në media të skandalit ku dyshohet se PS ka keqpërdorur të dhënat e qytetarëve për zgjedhjet e 25 prillit, Rama tha se e ndërtoi e-Albania-n që njerëzit të kapërcenin hallkat e burokracisë.

“Me shumë krenari mund t’ju them se jam kryeministri që e kam shëtitur më shumë Shqipërinë, jo për turizëm por për punë, më shumë se të gjithë kryeministrat e shtetit shqiptar të marrë së bashku. Sikundër u jam përgjigjur të gjithëve edhe në telefon. Kam ndërtuar një sistem të tërë, platformën e bashkëqeverisjes, apo E Albania-n që njerëzit t’i kapërcejnë hallkat e burokracisë dhe t’i shmangin ata që ju dalin përpara në emër të shtetit dhe i pengojnë”, tha kreu i qeverisë.

“Mua nga emigracioni nuk më ka sjellë ndonjë nevojë që të gjej një punë si ministër. Mua nuk më ka futur në politikë halli se nuk dija të bëja punë të tjera. Politika nuk ishte pasioni im i parë. Mua më ka futur në politikë, bindja se maja ku duhet të ngjitet Shqipëria është e arritshme. Atë maj ne mundemi dhe do ta arrijmë”, u shpreh më herët Rama.

“Ata që komentojnë nga Gjermania, Belgjika, Austria, nuk duhet të harrojnë se nuk vidheshin dritat deri para pak vitesh, nuk vidhej e shpërdorohej uji, nuk ishin gjykatësit dhe prokurorët zotat e fatit të njerëzve”, tha ndër të tjera kryesocialisti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.