E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha në njësinë nr.7: Më bëtë të ndihem si në shtëpinë time!
Lajme

Basha në njësinë nr.7: Më bëtë të ndihem si në shtëpinë time!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha është ndalur ditën e sotme në Njësinë nr.7 në Tiranë, ku është pritur me entuziazëm nga simpatizantët.

bashaaaa

Në fjalën përshëndetëse, Basha tha se nga kjo Njësi e nisi jetën e tij politike dhe me pritjen e qytetarëve kësaj radhe e kanë bërë të ndihet si në shtëpinë e tij.

Lulzim Basha: Faleminderit miq të dashur! Kudo që shkoj them: zonja dhe zotërinj, këtu është familja ku unë kam nisur jetën time politike dhe dua t’ju them vëllezër dhe motra. Faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme! Si përherë më bëni të ndihem ashtu siç jam në shtëpinë time.

Ora po afron, dita po afron, së bashku do të sjellim ndryshimin për familjet tuaja dhe unë të kem mundësi t’ju shërbej tashmë jo vetëm si një ish-deputet apo kryetar bashkie, por edhe si kryetar i qeverisë së ndryshimit me votën dhe me besimin tuaj. Faleminderit nga zemra! Të gjithë masivisht në kutitë e votimit më 25 prill! Asgjë nuk e ndal dot ndryshimin, sepse ndryshimi tashmë është në zemrën e çdo shqiptari! Dhe me ndryshimin, Shqipëria fiton! Ju fitoni!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.