E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Monika Kryemadhi uron besimtarët myslimanë: Muaji i Ramazanit është muaji i faljes…
Publik News

Monika Kryemadhi uron besimtarët myslimanë: Muaji i Ramazanit është muaji i faljes…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në një postim në Facebook, Kryemadhi thotë se ky muaj është muaji i faljes që lartëson vlerat e mirë dhe rrit forcën e njeriut.

kryemadhi diber5

“Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë ju, të dashur motra e vëllezër besimtarë myslimanë.

Muaji i Shenjtë i Ramazanit që nisi sot, është muaj i faljes dhe mirëkuptimit, i cili afron njerëzit më shumë me krijuesin, lartëson vlerat më të mira dhe rrit forcën e çdonjërit për përballimin me sukses të sfidave që përballemi në familje, në shoqëri dhe në Shqipëri.

Paqja dhe mirësia qoftë në zemrat dhe shtëpitë e çdo shqiptari!”, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.