E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi nga Lapraka: Rrugën e ndryshimit të Shqipërisë nuk e ndryshon dot më askush!
Publik News

Kryemadhi nga Lapraka: Rrugën e ndryshimit të Shqipërisë nuk e ndryshon dot më askush!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim me banorët e njësisë nr.11 në Tiranë, është shprehur e bindur se rrugën e ndryshimit të Shqipërisë nuk e ndryshon dot më askush.

kryemadhi

Kryemadhi: Më shumë se kurrë, ne të rinjtë dhe të rejat, edhe unë e fus veten time tek të rinjtë dhe të rejat, se me gjithë këta të rinj dhe të reja nuk mund të jesh ndryshe, vetëm e re.

Sot më shumë se kurrë, rrugën e ndryshimit nuk e ndryshon dot më askush. Edhe Edi Rama, edhe kush të dojë pas Edi Ramës, ndryshimi ka ardhur, ndryshimi është këtu në Laprakë, ndryshimi është në të gjithë Shqipërinë.

Të dashur miq, nga sot ne kemi edhe nëntë ditë të tjera. Nëntë ditë që do të jenë ditë të forta, energjike, të cilat na çojnë drejt ditores. Më 25 prill ju do të votoni numrin 6 dhe unë jam krenare. Jam krenare që me qindra dhe mijëra të rinj dhe të reja, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë kudo që shkoj, dalin dhe më presin me makina, me flamuj, pa pasur asnjë lloj pike presioni, nga njerëz që duan t’i presionojnë. Përkundrazi, deklarohen hapur. Dhe kjo është kënaqësia ime më e madhe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.