“Më kot lutet të jetë pjesë e bashkëqeverisjes tonë”/ Basha për ftesën e Ramës: I ka mbaruar koha dhe e di që do të humbë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Blinishti i Lezhës i ktheu sërish përgjigje kryeministrit Rama për ftesën për bashkëqeverisje. Sipas Bashës, Rama e ndjen se do të humbë në 25 prill, prandaj kërkon bashkëpunim. Kryedemokrati u shpreh se do të ishte shkatërrimtare që Rama të merrte dhe një mandat tjetër.

Kreu i PD teksa i bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë numrin 9, kishte edhe një mesazh për socialistët e zhgënjyer, që ti bashkohen ndryshimit.
“Dita po vjen dhe ju o njerëz fisnikë të Zadrimës, e dini që nuk ka punë më të ndershme sesa puna derë më derë për të mos lënë pa prekur asnjë zemër të paprekur të patriotëve tuaj, mos lini që asnjë votë të shkojë kot. Në 25 prill e keni ju në dorë. Mos lini jashtë këtij bashkimi askënd, madje as socialistët e zhgënjyer, vëllezërit dhe motrat tona merreni këtë bashkim dhe thojini që për ndryshim të votojnë numrin 9”, u shpreh Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



