IKMT filloi prishjen në Farkë, rreth 23 objekte në listë për t’u prishur
Ditën e sotme, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion në zonën e Farkës në Tiranë.
Në këtë zonë, IKMT, ka planifikuar prishjen e 23 objekteve, një, dy dhe tre katëshe me funksione shërbimi dhe banimi.
Operacioni për prishjen e banesave, do të realizohet në kuadër të projektit për ndërtimin e unazës së jashtme të Tiranës, pjesa verilindore e saj, që përfshin segmentin kthesa e Saukut-Bregu i lumit,
Disa prej objekteve që kanë nisur të prishen nga IKMT janë shpronësuar, ndërkohë që pjesa tjetër janë shpallur të jashtëligjshëm.
Aktualisht, IKMT ka prishur dy objekte në zonën e Paskuqanit, pranë lumit të Tiranës, të cilat ishin pengesë për realizimin e projektit “Rehabilitimi i lumit të Tiranës”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



