E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I dënuar për vrasje në Itali, e shkuara kriminale e autorit të plagosjes në Kavajë
Publik News

I dënuar për vrasje në Itali, e shkuara kriminale e autorit të plagosjes në Kavajë

Policia e Kavajës ka shpallur në kërkim shtetasin Ndriçim Jonuzi me mbiemrin e ndryshuar Tahiri, pasi plagosi me armë zjarri këtë pasdite brenda zyrës elektorale të PD, shtetasin Bledi Okshtuni.

Sikundër mësohet kanë qenë tre persona që kanë hyrë në ambientet e brendshme të PD në Kavajë dhe kanë qëlluar me armë zjarri.

Personat, autorë të ngjarjes janë: Ndriçim Jonuzi, Markel Shtylla (drejtori i Policisë Bashkiake) dhe Dorian Troplini.

Ajo që mësohet është se Ndriçim Jonuzi ose Ndriçim Tahiri ka qenë person i shpallur në kërkim dhe është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit kundër jetës në një nga vendet e BE-së.

Në mars të vitit 2014 policia e Kavajës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë bërë të mundur kapjen e një të kërkuari për vrasje në Torino, të Italisë.

Forcat e policisë e kanë mbajtur nën vëzhgim 36 vjeçarin Ndriçim Jonuz Tahiri, lindur e banues në Kavajë dhe e kanë ndjekur atë.

Kur ka dalë nga xhamia ku po falej, agjentët e policisë i kanë hedhur prangat pa hasur në rezistencë.

“Ky shtetas ka qenë i kërkuar ndërkombëtar nga Interpol Roma  me datë 29 Maj 2007, të Gjykatës së Torinos në Itali, e cila e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale të vrasjes“, ka njoftuar policia asokohe.’

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.