E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhëndri i viktimës mbeti i plagosur nga shkëmbimi zjarrit, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale (EMRI)
Publik News

Dhëndri i viktimës mbeti i plagosur nga shkëmbimi zjarrit, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale (EMRI)

Mësohet se mes të plagosurve është dhe dhëndri i Pjerin Xhuvanit, i identifikuar si Elton Budinaku.

Burime të Panorama.al bënë të ditur se Elton Budinaku, pas plagosjes është dërguar në Spitalin e Elbasanit ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Ndërkohë që në policië shtë dorëzuar autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit, Arbër Papleka, ky i fundit ish efektiv i RENEA-s.

Gjatë dëshmisë së tij për forcat e rendit,Papleka mësohet të jetë shprehur se ka qëlluar për t’u vetëmbrojtur.

“Ne shkuam për t’i ndaluar se morëm një denoncim që një makinë shpërndante para. Shkuam për t’i ndaluar por ata qëlluan me armë zjarri ndaj nesh! Qëllova për vetëmbrojtje” ka thënë Arbër Papleka.

Ndërkohë që pak minuta më parë  Policia e Elbasanit ka dalë në një komunikatë zyrtare, por ku nuk shpjegohet dinamika e ngjarjes.

Arber Papleka( Autori i dyshuar i vrasjes) – (Pjerin Xhuvani, viktima)

NJOFTIMI POLICISE

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 21.04.2021, rreth orës 14:00, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, gjatë një konflikti është vrarë me armë zjarri shtetasi P. XH., si dhe janë plagosur shtetasit E. P., P. V. dhe E. B.

Gjithashtu, në përpjekje për të parandaluar krimin është plagosur edhe punonjësja e Policisë e forcës së posaçme “Shqiponjat”, XH. S.

Menjëherë në ndihmë të patrullës kanë shkuar shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit.

Gjithashtu, menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë të hetimit të krimeve kundër personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, të Drejtorisë sē Krimeve Kundēr Personit e Pasurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan po vijon intensivisht puna për fiksimin dhe administrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes.

Ndërkohë janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen, si dhe është bërë e mundur vënia në pranga e autorit të vrasjes, shtetasi A. P., ish punonjës police.

Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.