Del foto e efektives së “Shqiponjave” 26-vjeçare që mbeti e plagosur
Është zbardhur identiteti i katër personave të plagosur në ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Elbasan, ku u vra me armë zjarri militanti i PS-së Pjerin Xhuvani.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit: Elton Budinaku, 31 vjeç, Pavlo Vuksani, 50 vjeç, Emiljano Prenga 38 vjeç, policia Xhensila Sota, 26 vjeç.
Sjellim në vëmendje që Elton Budinaku është dhëndëri i viktimës Pjerin Xhuvani, që ishte duke shoqëruar të ndjerin gjatë momentit të vrasjes. Raportohet se Budinaku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin e Elbasanit.
Ndërkaq 26-vjeçarja Xhensila Sota është efektive e forcave “Shqiponjave” që ishte në shërbim në zonën ku ndodhi ngjarja.
Mësohet se ajo ka marrë një plumb në këmbë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Xhensila Sota
I dyshuari kryesor mbi vrasjen është Arbër Papleka, i cili në dëshminë e dhënë në Polici tha se ishte grupi tjetër që qëlloi i pari me armë zjarri.
“Ne shkuam për t’i ndaluar se morëm një denoncim që një makinë shpërndante para. Shkuam për t’i ndaluar por ata qëlluan me armë zjarri ndaj nesh,” ka thënë ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



