E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Automjeti “ML” u gjet pa targa, Gazmend Bardhit flet mbi vrasjen Pjerin Xhuvanit
Publik News

Automjeti “ML” u gjet pa targa, Gazmend Bardhit flet mbi vrasjen Pjerin Xhuvanit

Demokratike në qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi, ka dhënë prononcimin e parë për mediat lidhur me vrasjen e militantit të PS-së Pjerin Xhuvani.

Bardhi0001

Gazment Bardhi ka deklaruar për mediat se makina e viktimës ka qenë e mbushur me karta identiteti dhe para.

“Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar prej eksponentëve të krimit të organizuar dhe trupin e shihni vetë atje. Kaq kam për të thënë, janë një grup personash, shtabi elektoral i vërtetët i Taulant Ballës”- u shpreh Bardhi.

Pranë vendit të ngjarjes u gjet një automjet tip “ML” pa targa, që thuhet se i përket viktimës.

Policia bën me dije se si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur katër persona, mes tyre një efektive e policisë së forcave “Shqiponja”, e identifikuar si Xhensila Sota e cila është përpjekur që të parandalojë krimin.

Xhensila Sota

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.