Shoqërohen në policia disa prej badigardëve të drejtuesit politik të PD
Policia e Elbasanit ka shoqëruar në komisariat disa prej anëtarëve të sigurisë së drejtuesit politik të Elbasanit në lidhje me ngjarjen e rëndë e ndodhur pas mesditës së sotme.

Ata po merren në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me rrethanat e ngjarjes që tronditi qytetin vetëm pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të 25 prillit.
Nga ngjarja mbeti i vrarë eksponenti i Partisë Socialiste në zonë, Pjerin Xhuvani dhe u plagës katër persona të tjera, përfshirë edhe një efektive policie.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



