Rama sulmon kandidatin e PD në Vlorë. Ja mesazhi që ka për shkodranët
Kryeministri Edi Rama nga Vlora ka sulmuar kandidatin e PD-së të renditur të parin në listën për këtë qark, Bujar Leskaj.
Rama e ka quajtur atë një pijanec, që nuk ka se çfarë t’i ofrojë Vlorës nëse vjen në pushtet PD.
Rama: Kjo është koha që edhe shkodranët njëherë të mos votojnë për njërin e për tjetrin, për ata e për këta, por për vete dhe për Shkodrën dhe nëse shkodranët do votojnë për vete dhe Shkodrën, pas katër vitesh kjo herë nuk s’do jetë e vetmja, por e para e shumë herëve.
Në Vlorë mund të ketë të djathtë dhe pasardhës të Ballit Kombëtar, por ç’lidhje ka Mit’hat Frashëri me Lesko pijanecin, o të marrë. Çdo ju mësojë Lesko, bixhozin, rakinë, pabesinë, bingon. Të jesh pasardhës i Ballit ok dakord po ta pranojmë po të më thuash do shkojmë me Leskon për ça do vesh për raki apo për ulli. Doni që Vlora e cila po bëhet gati të ngjitet më lart e po hap një portë nga qielli dhe nga deti, të kthehet prapë te rëra e qofteve, te qepa. Këtë e kam me të djathtën e Vlorës, të pakënaqur, ejani me mua se unë jam më i pakënaquri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



