E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha flet për “masakër elektorale” pas zgjedhjeve: Rama bashkëpunoi hapur me përfaqësues të krimit si Doshi
Publik News

Basha flet për “masakër elektorale” pas zgjedhjeve: Rama bashkëpunoi hapur me përfaqësues të krimit si Doshi

ë fjalim e parë pas rezultatit të zgjedhjeve kreu i PD Lulzim Basha foli për një “masakër elektorale” në votime. Basha akuzoi Ramën se ka hedhur miliona euro për të deformuar vullnetin e votuesve dhe ka bashkëpunuar me përfaqësues të krimit.

Lulzim basha123

“Unë besova se falë fuqisë së mrekullueshme të popullit tonë në do tia kthenim Shqipërisë demokracinë. Por këtë herë nuk mjaftoi. Nuk mjaftoi sepse këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë. Ne hymë në këtë betejë jo me një kundërshtar politik por me një regjim që bëri gjithçka për ta shkatërruar garën e ndershme elektorale. Ata ndryshuan Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, dhjetëra mijëra vota të pavlefshme, miliona euro të hedhura për të deformuar vullnetin e zgjedhësve. Ata përdorën kriminelët dhe bandat, kërcënuan dhe shantazhuan votuesin, administratën dhe median duke e bërë më të madhe masakrën elektorale. Edi Rama bashkëpunon hapur me përfaqësues të krimit të krimit si Tom Doshi që kanë gjithë botën demokratike kundër. Ne jemi më të vendosur se kurrë. Kushdo që mendon se do të dorëzohemi nuk na njeh mirë. Ne do ta vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.