E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama mbron  Ardi Veliun që gënjeu për ngjarjen në Elbasan / Rama-gazetarit: Kurajë e madhe të thuash diçka të tillë
Publik News

Rama mbron Ardi Veliun që gënjeu për ngjarjen në Elbasan / Rama-gazetarit: Kurajë e madhe të thuash diçka të tillë

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu mohoi një fakt të tillë në konferencën për shtyp një ditë pas ngjarjes së rëndë. I pyetur për këtë, kryeministri Edi Rama i tha gazetarit Lutfi Dervishit se është kurajë e madhe të thuash që drejtori i policisë gënjen.

Biseda në “Opinion”:  

Lutfi Dervishi: Çfarë komenti keni për gënjeshtrën publike të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ku mohon që ka pasur materiale elektorale dhe gënjen në prezencë të prokurorit në mënyrë publike.

Rama: Është kurajë e madhe të thuash se drejtori i policisë gënjen!

Dervishi: Kam thënë më të paktën në këtë rast.

Rama: Dakord! Nuk më rezulton.

Dervishi: Mund ta nxjerrim videon…

Rama: Unë jam kryeministri.

Dervishi: Të gënjen drejtori i policisë së shtetit me kupolën e policisë.

Rama: Është çështje në hetim. E ka gjykata, nuk e ka gazetari.

Dervishi: Ka një gjyq të opinionit publik që nuk mund ta gënjesh.

Rama: Gjyqi i opinionit publik mbaron kur jepet vendimi i gjykatës sepse nuk jemi në gjykata popullore. Drejtori i policisë së shtetit është një nga njerëzit me integritet.

Mentor Kikia: Nëse gjykata e konfirmon, do ta shkarkoni?

Rama: Nuk kemi ardhur këtu për këtë. Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet.

I ftuar në “Opinion” Rama tha se Parlamenti aktual do të bëjë të mundur shkarkimin e tij, pasi është funksional, ndërsa shtoi se PD ka bërë maksimumin e saj në këtë fushatë.

Rama: Meta është jashtë çdo lloj konfiguracioni dhe me Metën do merret Parlamenti. Metën populli e dënoi dhe parlamenti do ta formalizojë. Ky parlament aktual do ta bëjë. Ky parlament duhet ta formalizojë. Meta është dënuar nga populli në mënyrën më spektakorale të mundshme. Votën për PD e lexoj si një votë që është dhënë se ka bërë një sforco. Unë e di që për mua nuk është e lehtë që të kafshoj gjuhën kur më vijnë batuat, por se kam thënë me cinizëm kur kam thënë që ka arritur maksimumin.

Disa ditë më parë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla njoftoi se Parlamenti do të nisë procedurën për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Kjo deklaratë e Ballës, pasoi një reagim të Presidentit Meta, i cili tha se Presidenti është i gatshëm të firmosë dekretin për të rëndësishëm për të mbrojtur Republikën e Shqipërisë, duke lënë në të nënkuptohet se është ai për shpërndarjen e Parlamentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.