E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Në Siçili mafia blen vota, por ka shtetin kundër, ndërsa në Shqipëri mafia dhe shteti janë bashkë”
Publik News

“Në Siçili mafia blen vota, por ka shtetin kundër, ndërsa në Shqipëri mafia dhe shteti janë bashkë”

“Po kërkojmë të hetohet, të dimë nga vijnë këto 80 mijë vota të pavlefshme, nga dalin këta deputetë që nuk ua di njeri emrin as te partia e vet me 15 mijë vota?! – shtron çështjen, Shehi. –  Një lloj industrie që blen vota. Unë besoj se i blenë votat: nëpërmjet punësimit, të cilën do ta kapërdija në rrethanat shqiptare, një lloj klientelizmi. Dhe blerja klasike. Kjo e dyta është e rrezikshme, e para është e pamoralshme, e dyta e rrezikshme dhe kompromentuese e sistemit.  Zgjedhjet e fundit në Siçili ngjanin me këto të Shqipërisë, por makineria nuk ishte kaq e madhe se kishte një grupim që ishte mafia dhe një shtet që mundohej t’i dilte përpara, kurse këtu tek ne janë bashkë mafia e shteti. Mafia dhe shteti i kanë blerë gjithë këto vota”, nënvizon Dashamir Shehi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.