Deputetët firmëtarë i kujtojnë presidentit përplasjen me ambasadoren Kim
Debati i ashper i Presidentit Ilir Meta me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 23 prill, për deklaratat e kreut të shtetit me thirrjet për mbrojtjen e votës, është përdorur si një nga argumentet kryesore te kërkesës që grupi i 50 deputetëve të PS ka nisur në Kuvend për nisjen e procedurave të shkarkimit të kreut të shtetit.
“Kjo nxitje dhune dhe intimidimi i Presidentit pak ditë para votimit në kushtet e rritjes së rasteve të terrorit në rrugët e Shqipërisë nga militantë të opozitës të armatosur ose jo që qarkullonin me mjete të partive të tyre politike me qëllim të qartë kryerjen e akteve të vetëgjyqësisë së motivuara/justifikuara nga Presidenti i Republikës si akte qytetare dhe patriotike, të cilat cuan edhe deri në humbje jete të një personi dhe vënie në rrezik të jetës për të tjerë, detyroi ambasadoren e SHBA në Tiranë ti drejtohej publikisht edhe personalisht z Meta për të ndaluar këtë fushatë të nxitjes së dhunës dhe intimidimit të votuesve.
Mesazhi publik i Ambasadores dhe përgjigja live e Presidentit të Republikës në një intervistë në një kanal publik shqiptar janë fakte të njohura botërisht në Shqipëri edhe jashtë vendit”, shkruhet në kërkesën e deputetëve të Kuvendit që kërkojnë shkarkimin e Metës.

PJESE NGA KERKESA E 50 DEPUTETEVE PER NISJEN E PROCEDURAVE TE SHKARKIMIT TE PRESIDENTIT META:
Presidenti në daljet e e tij publike ka intimiduar votuesit duke iu kujtuar se ai vetë apo “populli” do t’i “presin dorën”, ai vetë apo “populli do t’i arrestonte vetë jo nëpërmjet forcave të rendit apo institucioneve ligjzbatuese. Vargjet e thirrjeve luftarake dhe përdorimi i epiteteve të dhunës, vetëgjyqësisë janë mesazhe të qartë të Kreut të Shtetit drejt popullit, i cili prej tij priste shmangien e konfliktit, jo nxitjen e tij, shmangien e dhunës jo motivimin e saj si një akt patriotik.
Kjo nxitje dhune dhe intimidimi i Presidentit pak ditë para votimit në kushtet e rritjes së rasteve të terrorit në rrugët e Shqipërisë nga militantë të opozitës të armatosur ose jo që qarkullonin me mjete të partive të tyre politike me qëllim të qartë kryerjen e akteve të vetëgjyqësisë së motivuara/justifikuara nga Presidenti i Republikës si akte qytetare dhe patriotike, të cilat cuan edhe deri në humbje jete të një personi dhe vënie në rrezik të jetës për të tjerë, detyroi ambasadoren e SHBA në Tiranë ti drejtohej publikisht edhe personalisht z Meta për të ndaluar këtë fushatë të nxitjes së dhunës dhe intimidimit të votuesve.
Mesazhi publik i Ambasadores dhe përgjigja live e Presidentit të Republikës në një intervistë në një kanal publik shqiptar janë fakte të njohura botërisht në Shqipëri edhe jashtë vendit.
Deklaratat, sjellja statuset dhe mesazhet e Presidentit në periudhën para dhe gjatë fushatës zgjedhore 2021 janë të mbushura me një veprimtari intensive të PR e cila nuk përnjdek asnjë ushtrim të kompetencave të tij, asnjë oerientim koordiunes të organeve kompetente, asnjë qëllim të ligjshëm.
Sic rezulton nga rrethanat e parashtruara më sipër dhe konkretisht në statusin e PR në rrjetet sociale, në intervistën e dhënë në kanalin me transmetim kombëtar dhe kohë transmetimi “prime time” me shikueshmëri të konsiderueshme, PR qartësisht në vend të mbështesë apo kordinojë punën e tre pushteteve i etiketon si “banda në pushtet”, “banda të rilindjes”, fton popullin të kryejë Rereferendum në 25 prill që ti japë fund pushtetit të bandave”, fton popullin të bëjë vetëgjyqësi duke u kujtuar gjyqtarëve dhe prokurorëve se edhe ata do hetohen pas datës 25 prill.
Të njëjtat mesazhe, etiketime, epitet përdoreshin njëkohësisht nga liderë, kandiatë apo figura me popullaritet të partive opozitare, të cilat të artikuluara nga Presidenti krijonin mesazhin e qartë të ndarjes së popullit në ata të rilindjes apo jo, ata të pushtetit apo ata pa pushtet, ata që do hetoheshin pas datës 25 prill sapo referendumi popullor që do i jepte fund pushtetit të bandave të përfundonte.
Në statusin e datës 24.4.2021, Presidenti përfaqësues të Kryeministrisë, përfaqësuesizyrtar i organit kushtetues të Këshillit të Ministrave, organi më i lartë i pushtetit ekzekutiv, si përfaqësues i grupit të njohure mafioz italian Ndrangeta duke barazuar organin kushtetues këshillin e ministrave me një organizatë kriminale.
PERPLASJA LIVE
Më datë 23 prill, kreu i shtetit u përplas me diplomaten e SHBA-ve Yuri Kim, kur ky i fundit ishte i ftuar në një emision televiziv dhe bëri thirrje që qytetarët të merrnin “sfurqet” në 25 prill.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



