Finale britanike në Champions/ Chelsea eliminon Realin
Manchester City – Chelsea është finalja e madhe e këtij sezoni në Champions League.
Skuadra londineze ka prerë një biletë për finale pasi mposhti 2-0 Real Madridin në stadiumin “Stamford Bridge”.
Timo Werner zhbllokoi ndeshjen në minutën e 28-të, ndërsa me avantazhin e lehtë u mbyll pjesa e parë. Në fraksionin e dytë të lojës, ishte Thibaut Courtois heroi i ‘Los Blancos’ i cili shpëtoi skuadrën e Zidanes disa herë nga golat.
Megjithatë, belgu pësoi gol në minutën e 85-të, kur Mason Mount shënojë edhe një herë tjetër për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes.
Më 29 maj do të luhet finalja britanike në Champions Leagues mes Manchester City dhe Chelseas.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



