E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasada gjermane njofton: Ndryshimet nga 9 maji për destinacionin gjerman
Publik News

Ambasada gjermane njofton: Ndryshimet nga 9 maji për destinacionin gjerman

Ambasada Gjermane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm lidhur me udhëtimet e qytetarëve shqiptarë. Në njoftim thuhet:

“Ndryshim në vlerësimin e riskut prej Institutit Robert Koch për Shqipërinë. Nisur nga situata epidemiologjike pozitive, Shqipëria që prej ditës së nesërme, 9 maj, nuk kategorizohet më si zonë rreziku për Covid-19. Instituti Robert Koch e ka pasqyruar këtë në faqen e tij të internetit https://www.rki.de/…/Neuartiges…/Risikogebiete_neu.html).

E rëndësishme: Ky zhvillim nuk ndryshon asgjë në kufizimet e hyrjes.

Sipas një rekomandimi të BE-së, nga shtetasit rezidentë në Shqipëri do të lejohen edhe më tej të udhëtojnë drejt Gjermanisë apo Bashkimit Evropian, vetëm ata që ushtrojnë një funksion të rëndësishëm apo udhëtimi i të cilëve është domosdoshmërisht i nevojshëm!

Udhëtime për qëllime thjesht turistike nga Shqipëria drejt Gjermanisë do të jenë fillimisht, sikundër deri më tani, të pamundura. Informacione të mëtejshme gjeni në faqen e internetit: https://www.bmi.bund.de/…/coronav…/coronavirus-faqs.html

Për udhëtarët nga Shqipëria ky zhvillim sjell lehtësira vetëm përsa u përket formaliteteve të udhëtimit – duke nisur e shumta prej datës 19 maj nuk janë më të nevojshme regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.

Por për udhëtarët, që hyjnë në Gjermani në rrugë ajrore, vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes, test PCR- ose antigjenesh, jo me herët se 48 orë përpara nisjes.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.