Ja momenti para se të vritej 27-vjeçari, i cili ishte ulur në tavolinë me disa shokë
Siç shihet, 27-vjeçari ka qenë i ulur në një tavolinë me disa persona të tjerë, ndërsa në këmbë ndodhe autori, i dyshuar Marjus Dema, i cili mban në dorë një pistoletë.

Dema ka qëlluar 27-vjeçarin me pistoletë në gjoks. Menjëherë pas ngjarjes, shokët e kanë transportuar në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

NË KËRKIM AUTORI I DYSHUAR DHE 5 PERSONA
Në kërkim për ngjarjen është shpallur autori i dyshuar, Marjus Dema dhe 5 persona të tjerë, të cilët akuzohen për moskallëzim të krimit. Ata janë Erlind Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuljano Koçi.
Njoftimi i policisë
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i dyshuar i ngjarjes.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të tjerë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. Q., 27 vjeç, bazuar dhe në provat e grumbulluar, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje shtetasit : M. D., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim edhe shtetasit E. P., 27 vjeç, B.H., 28 vjeç, B. A., 23 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



