E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hetimet për krime zgjedhore/ Kryeprokurori Çela paralajmëron nga Fieri: Ka pasur një numër të konsideruar çështjesh
Publik News

Hetimet për krime zgjedhore/ Kryeprokurori Çela paralajmëron nga Fieri: Ka pasur një numër të konsideruar çështjesh

“Qëllimi i vizitës lidhet me  situatën e hetimit të krimeve zgjedhore nga ana e Prokurorisë gjyqësore Fier. Janë disa takime që po bëhen në disa nga prokuroritë kryesore të vendit në lidhje me krimet zgjedhore. Është e rëndësishme që nga Prokuroritë të tregohet kujdes maksimal për hetimin e plotë dhe të shpejtë si dhe për të treguar transparencë ndaj publikut dhe mediat.

Ka pasur një numër të konsiderueshëm të çështjeve që janë hetuar dhe është marrë një vendim. Prokuroria e Fierit është duke vlerësuar maksimalisht dhe bashkëpunimi që kanë me agjencitë e tjera. Shumë shpejt do të kemi rezultate dhe që do ti bëhen të ditura edhe publikut”, tha Çela.

Ai rendit edhe një arsye tjetër për të cilën zhvilloi takime në Fier: “Arsye e dytë ka të bëjë me hetimet pasurore dhe me funksionimin e një seksioni të posaçëm që prokuroria e rrethit gjyqësor fier ka sa i përket pastrimit të produktit të veprës penale dhe evazionit fiskal. Ka rëndësi për rritjen e efikasitetit në drejtim qoftë të hetimeve për pastrimin e parave por edhe në raport me zbatimin e ligjit antimafia”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.