EMRAT/ Identifikohen dy personat që humbën jetën në aksident
Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Milot-Mamurras, ku makina tip ‘Toyota’ ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal me ujë.
SI pasojë e aksidentit të rëndë humbën jetën Saber Dunga dhe Urim Pepa.
Kurbin/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.
https://youtu.be/l8vyc3rzZcU
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



