E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KAS rrëzon kërkesën ankimore të PD për provat shtesë në zgjedhjet e Durrësit
Publik News

KAS rrëzon kërkesën ankimore të PD për provat shtesë në zgjedhjet e Durrësit

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e PD për provat shtesë për Durrësin. Në arsyetimin e tij, relatori Edvin Kulluri tha se subjekti ankimues nuk ka bërë përpjekje për të siguruar paraprakisht provat, sic e parashikon neni. “KAS u konsultua për kërkesën ankimore të PD mbështetur edhe nga LSI për të marrë provat sipas listës që u citua.

Me shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesës për marrjen e këtyre provave, përveç dy provave që janë kërkuar nga dy anëtarët në mënyrë të posaçme sipas një të drejtë që ju jep kodi. Subjekti ankues kërkoi që të merrte në cilësinë e provës 19 informacione specifike nga institucione të ndryshme që veprojnë në territor. Subjekti ankues nuk ka bërë një përpjekje për të siguruar paraprakisht provat sic e parashikon neni”, tha relatori Edvin Kulluri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.