E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Marrëveshja politike u arrit në tetor’/ Dendias: Greqia ka të drejtën të shtrihet në 12 milje detare
Publik News

Marrëveshja politike u arrit në tetor’/ Dendias: Greqia ka të drejtën të shtrihet në 12 milje detare

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Denidas të shtunën i është rikthyer edhe njëherë çështjes detare me Shqipërinë, duke deklaruar se po vijojnë konsultimet dhe sa afër janë të dy vendet me marrëveshjen.

Gjatë një interviste për “Parapolitika”, i pyetur nëse do të vazhdohet me zgjerimin e zonës bregdetare në Egje dhe Detin Kretan në 12 milje detare, Dendias deklaroi se, “Greqia ka të drejtën e patjetërsueshme të shtrijë ujërat territoriale të vendit në 12 milje detare, përtej detit Jon, ku e bëri këtë shkurtin e kaluar, sa herë që e konsideron të përshtatshme për të promovuar interesat e saj.

Siç është njoftuar, puna teknike përkatëse tashmë ka filluar për disa zona”. Ndërsa lidhur me bisedimet me Shqipërinë për nënshkrimin e një peticioni të përbashkët për një apel në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe nëse janë afër një marrëveshjeje ai sqaroi se, “Marrëveshja politike për referimin e çështjes së delimitimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike midis Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është arritur që nga Tetori i kaluar.

Sa i përket pjesës teknike, ajo duhet të paraqitet bashkë-premtuese. Shërbimet kompetente të të dy vendeve janë në konsultim të drejtpërdrejtë për hartimin e këtij teksti”. Kujtojmë se Shqipëria dhe Greqia ranë dakort një vit më parë që zgjidhja e çështjes së kufijve detarë dhe përcaktimit të Shelfit Kontinental dhe Zonave Ekonomike Ekskluzive, t’i besohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagës. Njoftimi u bë gjatë vizitës në Tiranë të ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, në përfundim të takimit që ai pati me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm shqiptar Edi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.