E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të premten, shtrëngata e rrebeshe, priten edhe rrufe e breshër
Publik News

Të premten, shtrëngata e rrebeshe, priten edhe rrufe e breshër

iSHMU njoftoi sot se ditën e premte moti do të nisë i kthjellët e gradualisht vranësirat do të marrin zhvillim prej mesditës deri pasdite.  Reshjet e shiut parashikohet të përfshijnë një pjesë të madhe të vendit në mesditë e deri pasdite.  Shtrëngata dhe rrebeshe në kohë të shkurtër por që sjellin sasi reshjesh në zona të caktuara. Nuk do të mungojnë lokalisht rrufetë dhe breshëri.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim 1-8m/s e përkohësisht në bregdet e gjatë shtrëngatave deri në 14m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2 deri në 3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 11°C deri në 26°C
zonat e ulëta 15°C deri në 30°C
zonat bregdetare 17°C deri në 30°C

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.