Flet Klevis Alla: Unë isha shoferi i vrasësve
Ditën e djeshme u njoftua se policia ka arrestuar dy shtetasit Besian Xhixha dhe Enver Diva si të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, në Prill të 2020. “News24” ka arritur të zbardh dëshminë e të penduarit Klevis Alla ku implikohen dy krutanët e dyshuar si vrasës me pagesë. Në dëshminë e mëposhtme, Klevis Alla tregon se me porosi të Nuredin Dumanit dërgoi Besian Xhixhën dhe Enver Diven te shtëpia e Besmir Haxhisë.
Nuredini me tha; ‘ata do të vrasin Besmirin’. Xhixha e Diva thanë se vrasja behej se vendi ishte i mirë dhe më kërkuan mua si shofer.
Sipas Allës Nuredin Dumani është i rrezikshëm, ndërsa shton se ata kanë lidhje të forta në policinë e Durrësit. Ndërsa kur u pyet se pse nuk e ka treguar emrin e Dumanit që në fillim, Alla ka deklaruar se ishte kërcënuar.
Se tregova emrin e Dumanit se me kërcënoi se do me vriste motrën. Besian Xhixha një natë qëndroi në shtëpinë e Nuredin Dumanit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



