Dështimi i rradhës/ Nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut
Shkak është bërë veto-ja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, nga e cila u prek edhe Shqipëria. Këtë herë të gjitha vendet ishin pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, madje dhe Holanda, e cila dha ‘Ok’ para disa ditesh.
“Nuk ramë dakord për datën e mbajtjes së konferencës dhe nuk ishte e mundur për të hapur negociatat. Perspektiva europiane për Ballkanin është jetike”, ka thënë ndër të tjera Zacarias.
Me heret Ministri gjerman për Europën, Michael Roth u shpreh kundër bllokimit të këtij procesi me dy shtetet ballkanike.
“Bëhet fjalë për besueshmërinë e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor. Në Këshillin e ministrave të BE-së do të diskutohet për fillimin e shpejtë të bisedimeve për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk e kuptoj pse vendimet e domosdoshme duhet të bllokohen nga konfliktet dypalëshe“.
Fakti se Shqipëria i ka përmbushur kriteret për negociatat u konfirmua në fillim të mbledhjes nga përfaqësuesit e vendeve anëtare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



