E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama poston video nga Thumana: Po merr formë qyteza e Rilindjes
Publik News

Rama poston video nga Thumana: Po merr formë qyteza e Rilindjes

Vijon akoma procesi i rindërtimit në të gjithë zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019. Thumana është një ndër zonat që banorët presin me padurim mbylljen e rindërtimit për ti dhënë fund vuajtjes së shkaktuar nga prishja e banesave të tyre.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot pikërisht me këtë video nga Thumana, ndërsa shkruan se po merr formë qyteza e Rilindjes.

“Mirëmëngjes dhe me Thumanën ku po merr formë qyteza e Rilindjes, me 14 pallate dhe 158 shtëpi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ndërkohë ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, është shprehur më parë se brenda pranverës së viti 2022 nuk do të ketë më asnjë shenjë nga tërmeti i vitit 2019.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.