Ambasadorja amerikane reagon pas operacionit të SPAK: Godtije kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim të premten deklaroi se shumë persona pretendojnë apo shpresojnë se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar “asgjë”, por e vërteta është se po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se koha e pandëshkueshmërisë po mbaron.
Në një shënim në rrjetin social Tëitter, Kim bëri thirrje për të parë aksionin e sotëm, i cili është një sulmet e fundit kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar.
“Disa deklarojnë/shpresojnë se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar “asgjë”. E vërteta është që po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se pandëshkueshmëria po merr fund. Shikoni aksionin e madh të sotëm, është vetëm goditja më e fundit ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar”.
Prokuroria e Posaçme dhe Drejtoria Antimafia e Barit goditën një rrjet të gjerë të trafikut të ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimin e parave që vepronte në Shqipëri dhe Itali.
Megaoperacioni i koduar “Shpirti”, përveç Shqipërisë dhe Italisë u shtri njëkohësisht edhe në Spanjë e Mal të Zi, ndërsa si rezultat i tij u lëshuan 38 urdhërarreste. Gjatë së premtes u ekzekutuan 28 prej tyre.
Mes të arrestuarve është prokurori i Vlorës, Maksim Sota, Ilirjan Balla Shef i Sektorit të Trafiqeve në Policinë e Shtetit, ish-Nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj dhe Drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë, Saimir Kurti
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco
Në një shënim në rrjetin social Tëitter, Kim bëri thirrje për të parë aksionin e sotëm, i cili është një sulmet e fundit kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar.


