E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përhapja me shpejtësi e variantit Delta, Sidnei i rikthehet bllokimit total
Publik News

Përhapja me shpejtësi e variantit Delta, Sidnei i rikthehet bllokimit total

Kjo u njoftua nga Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian, ndërsa infeksionet vendosën një rekord të ri (44 raste të reja në 24 orë) me variantin Delta tani jashtë kontrollit dhe një fushatë vaksinimi që vazhdon jashtëzakonisht ngadalë në të gjithë kontinentin ku më pak se 10% e popullsisë është vaksinuar.

Sidnei, sipas mediave tani do të qëndroj për të paktën tri javë në bllokim me rregulloren e re, ku banorëve u ndalohet të udhëtojnë më shumë se 10 kilometra nga shtëpitë e tyre, ushtrimet në natyrë janë të kufizuara në maksimum dy persona së bashku dhe vetëm një person për familje mund të bëjë pazar. Jo më shumë se 10 persona mund të marrin pjesë në varrim.

Berejiklian po përpiqet t’i bindë banorët e Uellsit të Ri Jugor që t’i përmbahen rregullave dhe të vaksinohen, duke paralajmëruar se shteti po kalon kohën më të keqe që nga fillimi i pandemisë.

Qytetarët e Sidneit shpresonin të dilnin nga bllokimi në 17 korrik, por ekspertët thonë se qeveria e ka të nevojshme t’i zgjasë edhe për pak kohë masat.

“Derisa të arrijmë zero infeksione ose një numër të ulët – tha kryeministri i shtetit – ne nuk mund t’i heqim kufizimet”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.