Aksion në Ministrinë e Brendshme, kontrolle policore në banesa dhe zyra
Një aksion po zhvillohet mëngjesin e kësaj të shtunë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Një operacion policor është duke u zhvilluar në Tiranë për llogari të SPAK-ut.
Burimet thonë se operacioni po zhvillohet pas hetimeve që u kryen mbi tenderin me uniformat e Policisë së Shtetit.
Hetimet nisën fillimisht për shkeljet në tender, shpërdorim detyre me dyshimin për korrupsion, por ende nuk mësohet cilat janë akuzat konkrete që ka ngritur SPAK-u.
Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka marrë edhe 10 urdhër-kontrolle me vendime gjykate në banesa e subjekte.
TENDERI I DYSHIMTE I MINISTRISE SE BRENDSHME PER UNIFORMAT E POLICISE
Ka pasur dyshime në vazhdimësi për tenderin që organizoi Ministria e Brendshme për uniformat e Policisë së Shtetit, drejtuar nga ish-ministri Sandër Lleshaj, i cili tenderin prej 30 milionë eurosh e ka dhënë në kundërshtim me ligjin e prokurimeve publike, duke shkurtuar nga 52 në 24 ditë afatin minimal të kushteve në garë.
Sipas burimeve, tenderi është përgatitur paraprakisht për një ofertues të veçantë.
I gjithë tenderi është një lëndë e prokurimit (jo e ndarë në grupe!) edhe pse përbëhet nga 2 zëra plotësisht të ndryshëm, njëra është krijimi i një zgjidhje aplikimi, domethënë një sistem që do t’u mundësojë atyre të kenë një proces të IT që do të mbyllë tërë zinxhirin logjistik, nga porositja, marrja e mallrave, shpërndarja te punonjësit individualë dhe përfundimisht përpunimi i faturave, etj.
Për të krijuar këtë kërkesë, është e nevojshme të vërtetohet aftësia e kompanisë (fuqia punëtore profesionale, referencat për kontratat nga periudha e mëparshme, certifikatat, etj.).
Përveç kësaj zgjidhjeje IT, kërkohet blerja e mbi 100 artikujve të ndryshëm të veshjeve dhe këpucëve të policisë, dhe duhet të bëhen mostra për të gjitha sendet dhe provat e aftësisë së prodhimit të drejtpërdrejtë, me një tregues të mënyrës së prodhimit dhe një listë të fuqisë punëtore të aftë me referenca ekspertësh. Denoncimi u bë disa herë me radhë nga Partia Demokratike në atë periudhë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



