E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK dorëzon dosjen në Gjykatë. ADN-ja fundosi autorët që ekzekutuan Santiago Malkon në 2019-ën
Publik News

SPAK dorëzon dosjen në Gjykatë. ADN-ja fundosi autorët që ekzekutuan Santiago Malkon në 2019-ën

Të pandehur për vrasje me paramendim janë marrë: Leonard Duka, i vëllai Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni, Dritan Aga. Prokuroria thotë se motivi i vrasjes është përplasja e dy grupeve kriminale që ishin të rivalitet për aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Nga njëra anë vëllezërit Duka e njerëzit e tyre dhe nga ana tjetër ish-polici Malko. Vrasjes së babait të dy fëmijëve i paraprijnë dy ngjarje  kriminale, sipas SPAK-ut. Ajo e datës 26 gusht 2018 në një lokal në Kinostudio, ku mbetën të plagosur Juxhin Hamajezi, Rovaldo Mumajesi e Ibrahim Durollari, ku si autor dyshohej Santiago Malko, si dhe tentativa për vrasjen e Erlis Dukës.

VRASJA E PLANIFIKUAR 

Sipas SPAK-ut, pjesëtarët e grupit kriminal Duka, në shenjë hakmarrjeje,  fillimisht në maj të vitit 2019, planifikuan vrasjen e  Ervis Martinaj, për vendndodhjen e të cilit ndonëse  morën informacione, nuk arritën ta gjenin për ta vrarë. “Që prej muajit maj e deri  një javë përpara se të vrisnin Malkon, të dyshuarit Fatmir Hyseni, i njohur me nofkën “Dogja”, Leonard Duka dhe Erlis Duka, kanë siguruar informacione rreth vendndodhjes së lëvizjeve të Malko, me qëllim eliminimin fizik të tij.

Ata kanë paguar edhe një  shumë parash për informacionet që kanë siguruar; kanë marrë informacion rreth lëvizjeve të tij, por nuk kanë mundur të vënë në jetën planin e tyre”, thuhet në dosje. Ata organizuan dhe realizuan vrasjen e ish- policit, të cilin e qëlluan për  vdekje, teksa udhëtonte me automjetin e tij “Mercedez  Benz”, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Si prova kundër të dyshuarve renditen jo vetëm dëshmia e bashkë të pandehurit Blendi Teta, që po hetohet në një proces të ndarë, por edhe provat e AND-së në dy makina, që u përdorën në vrasje. Policia ka zbuluar mbetje biologjike dhe ka përftuar përmes tyre disa kampionë AND-je. Për të konfirmuar praninë e të pandehurve në këto automjete, ADN-të janë krahasuar me profilet gjenetike të prindërve të tyre, që kanë rezultuar të përputhshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.