Kurbin/ Gjendet i pajetë një 53-vjeçar në mes të rrugës
Sipas njoftimit të policisë, 53-vjeçari me iniciale P.Gj. banues në Adriatik të Kurbinit dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga këqyrja e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.07.2021, rreth orës 21:25, në Fushë Gjormë,Kurbin, në rrugë, është gjetur pa shenja jete një shtetas P.Gj.,53 vjeç,banues në Adriatik, Kurbin, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



