Nora Gjakova: Medalja i takon të gjithë qytetarëve
Ekipi kombëtar i xhudos në Kosovë është kthyer në atdhe mbrëmjen e sotme. Ata janë pritur në aeroportin “Adem Jashari” nga kryeministri Albin Kurti.
Sportistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të cilat morën medalje ari në lojërat olimpike u pritën me një ceremoni shtetërore në aeroport. Kosova i fitoi dy medalje të arta në Tokio, duke e cuar në tri numrin e përgjithshëm të medaljeve në historinë e vet në Lojëra Olimpike, pas të medaljes së parë olimpike, të artë po ashtu, të Majlinda Kelmendit në debutimin e Kosovës në Olimpiadë në Rio 2016.
Kampionet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi thanë se gjatë gjithë kohës e kanë ndjerë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës. “Ne gjatë gjithë kohës e kemi ndjerë mbështetjen e secilit dhe kjo medalje është për gjithë popullin e Kosovës”, tha Gjakova. Ndërsa Krasniqi tha se derisa do t’i gëzojmë këto fitore “shpresojmë se nga Parisi 2024 do të kthehemi me më shumë medalje”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



