E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çahet rruga, shikoni si ka ngecur urbani i Yzberishtit në gropën e madhe
Publik News

Çahet rruga, shikoni si ka ngecur urbani i Yzberishtit në gropën e madhe

Një nga urbanët e linjës së Yzberishtit ka ngecur në një gropë të shkaktuar nga çarja e rrugës.

Fotot  janë fiksuar në rrugën “Tre Dëshmorët” në Yzberisht mesditën e të premtes.

Pasagjerët janë detyruar të zbresin dhe të hipin në një tjetër urban, pasi autobusi duket të ketë pësuar defekt.

Qytetarët denoncojnë se rruga e cila është çarë në një masë të konsiderueshme ka vetëm pak kohë që është shtruar. Tashmë ajo është kthyer në një rrezik për mjetet dhe udhëtarët që “lënë gomat” aty.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.